18 Me të vërteta u thom juvet, se ngjera sa të prishetë Qielli edhe dheu, që një jotë, a një qere do të mos prishetë nga Nomi, ngjera sa të bëhenë gjithë.
Edhe kur t’u ndjekënë juvet ndë këtë qutet, hajdeni ndë tjetërinë, se me të vërteta u thom juvet: Nukë do të sosni qutetet’ e Israilit, ngjera sa të vijë i biri i njeriut.
Edhe ai që të potisjë një nga këta të vogjëlitë një potir ujë të ftohëtë vetëmë, mbë ëmër të mathitiut, vërtet u thom juvet, se nukë do të humbasë pagën’ e tij.
Me të vërteta u thom juvet, nuk’ u ngre ndonjë njeri nga ata që janë lerë prej gravet, më i madh se Ioanni Vaptistiu, po më i vogëli ndë (m)bretëri të Qiellvet, është më i madh nga ai.
Se me të vërteta u thom juvet, që shumë profitër edhe të drejtë dëshëruanë të shihnë këto që shihni juvet, e nuk’ i panë, e të digjoijnë këto që digjoni juvet, e nuk’ i digjuanë.
Me të vërteta u thom juvet, janë ca nga këta që rrinë këtu, që ata do të mos shohënë vdekëjë, ngjera sa të shohënë të bir e njeriut që të vijë ndë mbretëri të tij.
Edhe Iisui u tha ature, se nukë besoni mirë. Se u thom me të vërteta, ndë paçi besë sa një koqe sinapit, do të thoi këtit malit: Ngreu këteje, e hajde atje, e do ta bëjë, e do të mos jetë ndë ju ndonjë që të mos bënetë.
Edhe Iisui u tha ature: Me të vërteta u thom juvet, se ju që erdhtë pas meje, ndë jetë të re, kur do të rrijë i biri njeriut mbi fron të lëvduarë të tij, ahiere do të rrini edhe juvet mbi dimbëdhjetë frone, të gjukoni të dimbëdhjetë filit’ e Israilit.
E Zoti Krisht u përgjegj, e u tha ature: Me të vërteta u thom juvet, ndë paçi besë e ndë mos qofi me di zëmëra, jo vetëmë këtë që u bë te fiku do të bëni, po edhe këtit malit ndë i thëfçi: Ngreu e bjerë ndë det, do të bënetë.
Cili dha nga këta të di bëri thelimënë e së jatit? E i thanë: I pari. U thot’ ature Iisui: Me të vërteta u thom juvet, se Tellonëritë, edhe kurvjarëtë, do të venë më përpara se juvet ndë mbretëri të Perndisë.
Edhe mbreti do t’u përgjegjetë, e do t’u thot’ ature: Me të vërteta u thom juvet, sa të mirë bëtë ndë një nga këta vëllazërit’ e mi të varfëritë, tek meje e bëtë.
Ahiere do të përgjegjetë mb’ata, e do t’u thotë: Me të vërteta u thom juvet, sa të mirë nukë bëtë ndë një nga këta të varfëritë, as tek meje nukë bëtë.
E kur agjëroni, mos vari buzënë tuaj, sikundrë bëjënë Ipokritetë, se ata ligëjënë faqet’ e ture, që të dukenë ndë njerëz se agjërojënë. Me të vërteta u thom juvet, se ata e humbasënë pagën’ e ture.
Po kur të bëç eleimosinë, mos digjoneç përpara vetëhesë, sikundrë bëjënë Ipokritetë brënda ndë Sinagoje, edhe mb’udhëra, që të mburenë nga njerëzitë. Vërtet u thom juvet, se ata e humbasënë pagën’ e ture.
Edhe Iisui u përgjegj, e u tha: Me të vërteta u thom juvet, nuk’ është ndonjë që të lërë shtëpi, a vëllazër, a motra, a baba, a mëmë, a grua, a djelm, a ara për mua edhe për Ungjill.
Se me të vërteta u thom juvet, që cilido që t’i thotë këtij malit: Ngreu, e bjerë mbë det e të mos ketë di mënde ndë zëmërë të tij, po të besojë se ato që thotë bënenë, do të bënenë nde ai çdo që të thotë.
E thirri mathitit’ e tij afër, e u tha ature: Me të vërteta u thom juvet, që këjo grua e ve e varfërë vuri më shumë se gjithë nga ata që vunë ndë kuti të eleimosinit.
E ata që të mos u dheksjënë juvet, edhe të mos u digjojënë juvet, kur të dili ateje, të shkundni edhe pluhurin’ e këmbëvet suaj, për ma(r)tiri të ture. Se patjatër u thom juvet, që më të leh mundim do të kenë sodhomitë edhe gomorritë ndë ditë të gjuqit, se ai qutet.
E u thosh ature: Me të vërteta u thom juvet, se janë ca nga këta që rrinë këtu, që ata do të mos shohënë vdekëjë ngjera sa të shohënë mbretërin’ e Perndisë t’ardhurë me fuqi të saj.
Që nga gjaku i Avelit ngjera mbë gjak të Zaharisë, që u vra ndë mes të thisiastirit e të shtëpisë (Perndisë). Vërtet u thom juvet, do të kërkonetë nga këjo fili.
Lum ata kopij, që kur të vijë zoti do t’i gjejë zgjuarë. Me të vërteta u thom juvet, që do të përveshjë rrobatë, e do t’i vërë ata të rrinë; e do të shkojë të ju bëjë husmet ature.
Ja që u lihetë shtëpia juaj e shkretë, e u thom juvet me të vërteta, që nukë do të shihni mua më ngjera sa të vijë që të më thoi: I bekuarë ai që vjen mb’ëmër të Zotit.
Edhe ai u thot’ ature: Me të vërteta u thom juvet, se nuk’ është ndonjë që ka lënë shtëpi, a përinj, a vëllazër, a grua, a djelm, për dashuri të mbretërisë së Perndisë.
Vërtet, vërtet u thom juvet, kush beson mbë mua, punëtë që bëj unë, edhe ai do t’i bëjë; edhe më të mëdha nga këto do të bëjë, sepse unë vete te babai im.
E mb’atë ditë do të mos më pietni mua për ndonjë punë. Vërtet, vërtet u thom juvet, që çdofarë punë që t’i kërkoni babait mbë ëmër tim, do t’ua apë juvet.
Vërtet, vërtet të thom tij, kur jeshe më i ri, e ngjeshje vetëhenë e ecëje tek doje. Ma kur të mplakeç, do të ndërç duart’ e tua e do të të ngjeshjë tjatër, e do të veç tek nukë do.
Ju përgjegj Iisui: Vërtet, vërtet të thom tij, kush nukë len për së ditit prej ujit e prej Shpirtit Shënjtit, nukë mund të hijë ndë mbretëri të Perndisë.
U përgjegj dha Iisui, e u thot’ ature: Vërtet, vërtet u thom juvet, nukë mund i biri të bëjë ndonjë punë vetiut, ndë mos paftë babanë të bëjë; sepse ato që bën babai, ashtu edhe i biri këto bën.
U thot’ adha ature Iisui: Vërtet, vërtet u thom juvet, ndë mos hëngrëçi kurmn’ e birit së njeriut edhe të piji gjakn’ e tij, nukë keni jetë mbë vetëhe tuaj.