Me aft i është mathitiut të bënetë si dhaskali tij, edhe kopilit si zoti tij. Ndë është që zotn’ e shtëpisë e thanë Veellzevull, sa tepër do të thonë njerëzit’ e shtëpisë tij?
E cilido që la shtëpira, a vëllazër, a motra, a baba, a mëmë, a djelm, a ara, për ëmër tim, njëqind për një do të marrë, edhe jetë të pasosurë do të klironomisjë.
Këto jan nisëjat’ e pikëllimit, po juvet ruajni vetëhenë tuaj; se do t’u apënë juvet ndë gjukatës, e ndë mbëjedhëja do të rriheni, e do të dili përpara zotërinjet e mbretëret për mua, që t’u jetë martiri ature.
E përpara gjithë këturevet, do të vënë mbë juvet duart’ e ture, e do t’u ndjekënë, e do t’u shpienë ndë sinagoje, e ndë hapsana, e t’u zbranisjënë ndë mbretër, e ndë të parë për ëmër tim.
Të lumurë do të jeni ahiere kur t’u zbojënë juvet njerëzitë, edhe kur t’u veçojënë juvet, e t’u dhunojënë, e t’u krejënë ëmërinë tuaj si të ligj e të ndjetë për sebep të birit së njeriut.
E ndë u shafçi për ëmër të Krishtit, lum juvet; sepse Shpirti i nderit edhe i Perndisë prëhetë mbë juvet. Ai prej asuresh shahetë, e prej jush nderonetë.