Edhe kur t’u ndjekënë juvet ndë këtë qutet, hajdeni ndë tjetërinë, se me të vërteta u thom juvet: Nukë do të sosni qutetet’ e Israilit, ngjera sa të vijë i biri i njeriut.
Ahiere do të thotë mbreti nd’ata që janë mb’anë të djathëtë të tij: Ejani juvet të bekuarit’ e jatit sim, trashëgoni mbretërinë, që është bënë gati për juvet, pa bën’ edhe këjo dinia.
Që të mos marrë njëqind për një ndashti ndë këtë jetë, shtëpira, e vëllazër, e motra, e mëmë, e djelm, e ara, ndë mes të vdekëjësë, edhe ndë jetë që vjen, jetë të pasosurë.
E përpara gjithë këturevet, do të vënë mbë juvet duart’ e ture, e do t’u ndjekënë, e do t’u shpienë ndë sinagoje, e ndë hapsana, e t’u zbranisjënë ndë mbretër, e ndë të parë për ëmër tim.
Të lumurë do të jeni ahiere kur t’u zbojënë juvet njerëzitë, edhe kur t’u veçojënë juvet, e t’u dhunojënë, e t’u krejënë ëmërinë tuaj si të ligj e të ndjetë për sebep të birit së njeriut.
Mbani mënd fjalënë që u thaçë unë juvet: s’është kopil m’i madh se zoti i tij. Ndë ndoqnë mua, do të ndjekënë edhe juvet. Ndë ruajtinë fjalënë time, do të ruajnë edhe tuajnë.
E Savllosë i pëlqen vreil’ e tij. E u bë atë ditë një ndjekëjë e madhe kondrë Qishësë që qe ndë Ierusalim. E u përhapnë gjithë ndëpër fshatëra të Iudheësë e të Samariësë, përveçme Apostojet.
E për ndonjë punë të mos trëmbi nga ata që janë kondrë; ajo që është aformi për ata për humbëjë, e për juvet është për shpëtim, e këjo është nga Perndia.
Të ndjekurat’ e mia, të pësuaratë që më gjajtinë mua nd’Antiohi, nd’Ikoni, ndë Listrë, çfarë lloi të ndjekura pësova, e nga të gjitha më shpëtoi mua Zoti.
Ja, që të lumurë quajmë ata që duruanë, kini digjuarë të priturit’ e Iovit, e kini parë të sosurin’ e Zotit, se është shum’ i ndëjesësë Zoti, e bën ndëjesë.
Mos u friko për ato që ke për të pësuarë; ja, që djalli ka për të vënë dica prej jush ndë hapsanë, që të dhoqimasi; e do të kini shtrëngim për dhjetë dit; qëndro i besësë ngjera mbë vdekëjë, e do t’ap ti kurorën’ e jetësë.