7 E si pa shumë nga Farisetë e Sadhuqejtë, që vijnë ndë pagëzim të tij, u tha ature: Pjellat’ e nepërkavet, cili u dëftoi juvet që të ikëni nga urgjija që vjen?
Fariseua qëndroi e falej këto me vetëhe të tij: O Perndi, të lëvdoj, se nukë jam si njerëzit’ e tjerë, rrëmbeës, të shtrëmbërë, kurvjarë, as si edhe kij Kumerqari.
Juvet kini për baba djallinë, e doi të bëni ato që dëshëron babai juaj. Ai ish që vrau njerinë që herën’ e parë. E ndë të vërtetë nukë qëndroi, sepse s’ësht’ e vërtetë nde ai. Kur flet gënjeshtrënë, flet atë që gjan atij, sepse është gënjeshtjar, edhe babai i gënjeshtrësë.
Po thoshnë se u ngrenë mbë këmbë ca nga eresi i Farisejvet që patnë besuarë, e thoshnë se duhetë të bënenë sunet ata, e t’i porsitjëmë të ruajënë nomn’ e Moisiut.
Me besë ju çfaq nga Perndia Noesë për ato që edhe nukë dukishnë, me besë të trëmburë dërtoi Qivotonë për të shpëtuarë shtëpin’ e tij; për atë (Qivoto) katarisi jetënë, e u bë klironom të së drejtësë që vjen nga besa.
Që me anë të di punëravet të paluajturavet, mb’ato që nukë mund të gënjejë Perndia, kemi një parigori të madhe nevet që kemi marrë udhënë të mbamë shpëresënë që kemi përpara.
Mbë këtë çquhenë djelmt’ e Perndisë, e djelmt’ e djallit. Cilido që nukë bën të drejtënë, nuk’ është nga Perndia, edhe cilido që nukë do vëllan’ e tij.