Biblia Todo Logo
Bìoball air-loidhne

- Sanasan -




Mattheo 3:17 - Dhjata e Re 1827

17 E ja zë nga Qielltë që thosh: Kij është i biri im i dashuri, që mbë të prëhem.

Faic an caibideil Dèan lethbhreac




Mattheo 3:17
18 Iomraidhean Croise  

Ja, biri im, ai që zgjodha, i dashuri im, që mbë të prëhetë shpirti im, do të vë shpirtinë tim mb’atë, e do të rrëfejë gjuqnë ndë gjithë milete.


E tek flit ai akoma, na, e erdhi një re e feksurë, e i mbuloi ata, e na, një zë nga reja që thosh: Kij është biri im i dashuri, që mb’atë prëhem unë, atit t’i digjoni.


E u bë zë nga Qielltë: Ti je biri im i dashuri, që mbë tij prëhem.


E u ngre një mjergullë, e i mbuloi ata, e erdhi zë nga mjergulla që thosh: Kij është biri im i dashuri, atij t’i digjoni.


E të zbrit Shënjti Shpirt mbë të, e mbë të dukurë të tij, dukej posi pëllumbë. E gjau të bënej zë nga Qielli, e të thosh: Ti je biri im i dashuri, që mbi ti unë prëhem.


E dolli një zë nga mjergulla që thosh: Kij është biri im i dashuri, atij t’i digjoni.


Sepse babai e do të birë, e gjith’ ato që bën ai, ja dëfton atij; edhe më të mëdha punëra do t’i dëftojë atij, që të çuditeni juvet.


Edhe Babai që më ka dërguarë mua, ai vetë dha martiri për mua. E juvet as ja kini digjuarë zën’ e tij kurrë, as ja kini parë faqen’ e tij.


Që të këndonetë nderi i dhurëtisë tij me anë t’asaj që bëri të zgjedhurë nevet mbë të dashurinë bir’ e tij.


Ai që na shpëtoj nevet nga urdhëri i errëcirësë e na ka shpurë ndë mbretëri të birit së dashurisë tij.


Sepse ai si mori nga Perndia e babai nder e lëvdim, sepse cbriti mbë të nga nderi i shum’ i madh i tili zë: Kij është biri im i dashuri, mb’atë jam unë i prëjturë.


Ndë marrëmë martirin’ e njerëzet, më e madhe është martiria e Perndisë, sepse këjo është martiria e Perndisë, që martirisi për të bir’ e tij.


E digjova një zë nga qielli si gjëmim të shumë ujëravet, e si një zë bumbullimësë madhe. E zënë që digjova posi t’ature që qitharisjënë me qithara të ture.


Lean sinn:

Sanasan


Sanasan