Liri të rritenë të dia bashkë, ngjera ndë të korrë, e ndë kohë të së korrit, do t’u thom korrëset: Mbëjidhni më përpara egjëratë, e lidhni dorazë për të djegurë ato, e grurëtë mbëjidhnie mbë ambarë të mia.
U përgjegj Ioanni gjithëvet, e u thotë: Unë u pagëzoj juvet me ujë, po vjen një m’i fortë se unë, që un’ atij nukë jam i zoti t’i zgjidh rripn’ e këpucëvet së tij, ai do t’u pagëzojë juvet me Shpirt Shënjt, edhe me zjar.
E ai do të ketë lopatënë mbë dorë të tij, e do të qërojë lëmën’ e tij, e do të mbëjedhë grurëtë nd’ambar të tij, e kashtënë do ta djegë me zjar të pashuarë.