9 E tek veijnë t’u rrëfeijnë mathitivet së tij, na, e u duall përpara nd’ato Iisui, e u tha: Gëzoni. Edhe ato u qasnë e i zunë këmbët’ e tij, e ju falë.
E si qëndroi prapazë afër këmbëvet së tij tuke qarë, nisi të lag këmbët’ e tij me lot, e t’i fshin me leshërat’ e kreit së saj, e i puth këmbët’ e tij, e i lien me miro.
E Maria si mori një litrë miro të nxjerë nga Nardho të qëruarë e të shtrëjtë, leu këmbët’ e Iisuit, e ja fshiu këmbët’ e tij me leshëra të saj, e shtëpia u mbush nga mirodhia e mirosë.
E si u err atë ditë të parën’ e javësë, kur qenë diertë mbillturë, tek qenë mbëjedhurë mathitejtë nga frika e Çifutet, erdhi Iisui e ndënji ndë mes të ture, e u thot’ ature: Paq mbë juvet.
Më të pastajmenë, o vëllazër, qofi me gëzim, qofi të teliosurë, parigorisi, kini një mënd, kini paq, e Perndia e paqit e e dashurisë do të jetë me juvet.
Ja, që do t’ap nga sinagoji i satanait, ata që thonë se janë Iudhej, e nukë janë, po gënjejënë; ja, do t’i bëj ata që të vijënë e të falenë përpara këmbëvet së tua, e të njohënë që unë të kam dashurë.