3 E qe bukuria e tij posi vetëtimë, e të veshurit’ e tij të bardhë posi zbora.
E u metamorfos (ndërroi të parëtë) përpara ature, e faqea e tij i ndriti posi Dielli, e rrobat’ e tij u bënë të bardha posi drita.
E nga frik’ e tij u druadhë ata që ruaijnë, e u bënë posi të vdekurë.
E si hinë brënda ndë varr, shohënë një djalosh, që rrijte mb’anë të djathëtë, veshurë me rroba të bardha, e u çuditnë.
E u bënë rrobat’ e tij të ndritura e të bardha shumë posi zbora, të tila që ai që zbardh mbi dhe nukë mund t’i zbardhjë kështu.
E sheh di Ëngjëj veshurë ndë të bardha, që rrijnë njeri nga krei e tjatëri nga këmbëtë atje tek pasurë qënë kurmi i Iisuit.
E tek rrijnë e vështroijnë atë që vij ndë Qiell, ja, e u duknë mbanë ture di njerëz me rroba të bardha.
E paçë një tjatër Ëngjëll të fortë, që zbrit nga qielli, e i pështjellë me një mjergullë, e kish mbë kokë të tij një ilibe; e faqea e tij posi dielli, e këmbët’ e tij posi kollona të flakta.
E pas këturevet paçë një ëngjëll që cbriti nga qielli, e kish urdhër të madh; e dheu u ndrit nga të llampsurit’ e tij.