E hajdeni këtë çast, e thoi mathitivet së tij, se u ngjall nga të vdekuritë, e ja vete më përpara nga juvet ndë Galileë, atje do ta shihni atë. Ja, ua thaçë juvet.
E pasandaj u duk mb’ata të njëmbëdhjetë, atje tek rrijnë, e i qërtoi sepse nukë besuanë mb’ata që e panë atë të ngjallturë, edhe për zëmërën’ e ture të pakthierë.
Edhe çfaqemi martirë të rrem të Perndisë, sepse kemi dhënë martiri për Perndinë që ngjalli Krishtinë, që s’e ka ngjallturë, ndë mos ngjallenë të vdekuritë.