E kur rrijnë ata kondrë, e vllasfimisnë, shkundi ai rrobat’ e tij, e u tha ature: Gjaku juaj mbi kokë tuaj. Unë jam i pafaj. Që sot di e tutje do të vete ndë filira të tjera.
E u tha: Nuk’ u porositm na juvet që të mos dhidhaksni ndë këtë ëmër, e juvet ja që mbushtë Ierusalimnë nga dhidhahia juaj, e doi të na shtiri sipër gjakn’ e këtij njeriut?
Cilinë nga profitë nukë ndoqnë baballarëtë tuaj? E vranë ata që u dëftoijnë për t’ardhurë të së drejtit, atij që juvet ndashti u bëtë prodhotër edhe gjakëtorë.