75 E u kujtua Petrua fjalësë Iisuit, që i kish thënë atij, se: Pa kënduarë kokoshi, tri herë do të më arniseç. E dolli jashtë e qau me pikëllim.
E cilido që të arnisetë mua përpara njerëzet, do ta arnisem edhe un’ atë përpara Jatit sim që është ndë Qiell.
I tha atij Iisui: Vërtet thom tek tij, se ndë këtë natë pa kënduarë edhe kokoshi, tri herë do të më arniseç mua.
Atëherë nisi të anathematisjë e të betonetë, që: Nuk’ e njoh njerinë. E atë çast këndoi kokoshi.
Ju përgjegj atij Iisui: Shpirtinë tënd do ta vëç për mua? Vërtet, vërtet të thom tij, do të mos këndojë kokoshi, ngjera sa të m’arniseç tri herë.
Sepse kush të shquan tij nga jetëri? E ç’ke ti që nuk’ e ke marrë? E nd’është që e ke marrë, pse mburre sikur s’e ke marrë?
Vëllazër, ndë qoftë zënë ndonjë njeri mbë ndonjë faj, juvet që jini të Shpirtit, dhidhaksni këtë të tilinë me Shpirt t’ëmblë, e vuri re vetëhenë mos ndodhetë e guciteç edhe ti vetë.
Për ju që ruhai me fuqi të Perndisë me anë të besësë për shpëtim që është bërë gati për të çfaqurë ndë kohë të pastajme.