69 E Petrua rrij jashtë ndë avlli, e erdhi afër tij një kopile, e i tha: Edhe ti jeshe bashkë me Iisunë Galileonë.
E turmat’ e njerëzet thoshnë: Kij është Iisui profiti, që është nga Nazareti Galileësë.
Ahiere u mbëjuadhë të parët’ e priftëret, edhe të grammatepsuritë, edhe pleqërit’ e llaoit, ndë avlli të së parit së priftëret, që quhej Kajafë.
E Petrua vij pas sij për së largut, ngjera ndë avlli të së parit së priftëret, e si hiri brënda, rrij bashkë me kopij, të shih të pastajmenë.
E ai bëri arnisi përpara gjithëvet, e tha: Nukë di se ç’thua.
E si dolli ai ndë portë, e pa atë një tjetërë, e thotë nd’ata që qenë atje: Edhe kij ish bashkë me Iisunë Nazoreonë.
Gjen Filippoi Nathan(a)ilnë e i thot’ atij: Gjem atë, që për të shkroi Moisiu ndë nom, edhe profitëritë, Iisunë, të bir’ e Iosifit nga Nazareti.
E të tjerë thoshnë: Kij është Krishti. E të tjerë pa thoshnë: Se mos vjen Krishti nga Galilea?
Ju përgjegjnë, e i than’ atij: Mos je edhe ti nga Galilea? Kërko kartëratë, e shih, që profit nga Galilea nuk’ u ngre.
E pas këtij u ngre Iudha nga Galilea ndë dit kur shkruaijnë ëmëretë, e hoqi pas vetiut shumë llao. Edhe ai humbi, edhe ata që ju bënë shokë u përhapnë.