51 E një nga ata që qenë me Iisunë, ndëri dorënë e kreu thikën’ e tij, e goditi kopiln’ e së parit së priftëret, e i preu veshn’ e tij.
I thot’ atij Petrua: Edhe ndë u dashtë të vdes me ti bashkë, do të mos të arnisem ti. Ashtu thanë edhe gjithë mathititë.
E një nga ata që rrijn’ atje, kreu thikënë, e goditi kopil’ e së parit së priftëret, e i preu atij veshnë.
E u kthie e i qërtoi ata me foveri, e u tha: Nukë diji ju, nga ç’lloi Shpirtit ini ju.
U përgjegj Iisui: Mbretëria ime s’është nga këjo botë. Të qe nga këjo botë mbretëria ime, trimat’ e mi do të lëftoijnë që të mos bie ndë duar të çifutet, po ndashti mbretëria ime s’është këteje.
(Sepse armët’ e trimërisë sanë nukë janë të mishta, po të forta me anë të Perndisë, për të prishurë të kalavet).