Edhe mos na lëshoç nevet ndë ndonjë pirasmo, po shpëtona navet nga i ligu, se jotja është mbretëria, edhe fuqia, edhe lëvdimi ndë jetë të pasosurë. Vërtet.
E ata pa që muarë fjalënë mbi gur, ata kur digjojënë marënë fjalënë me gëzim, po këta s’kanë rrënjë, të tillëtë besojënë për ca kohë, e kur vjen ndonjë të guciturë largonenë.
Sespe atë që s’mund të bën nomi, sepse ish i sëmurë nga aformi e kurmit, Perndia si dërgoi bir’ e saj ndë kurm që shëmbëllen me kurm të fajit, edhe për faj, dëmëtoi fajnë mbë kurm.
Nuk’ u ka gjeturë juvet piraksi, përveçe njerëzishtë. Po Perndia ësht’ e vërtetë, që nukë do t’u lërë juvet të piraksi më tepërë nga fuqia juaj, po bashkë me piraksi do të bëjë edhe mbrodhë, që të mundni juvet ta duroni.
Sepse ruajte porsin’ e durimit sim, edhe unë do të të ruaj ti nga sahati i pirasmoit, atij që ka për t’ardhurë mbi gjithë dinia, të gucitjë ata që janë mbi dhe.