38 Ahiere u thot’ ature: Helmuarë është shpirti im ngjera ndë vdekëjë. Mbetuni këtu, e rrini zgjuarë bashkë me mua.
Rrini dha zgju(a)rë, se nukë dini ditënë, as sahatnë, nd’atë që vjen i biri i njeriut.
E u thot’ ature: Shumë helmuarë është Shpirti im gjera mbë vdekëjë. Mbetuni e rríi këtu, e mos fliji.
Ndashti Shpirti im m’ u drodh. E ç’të thom? O baba, shpëtomë nga kij sahat. Ma andaj arçë ndë këtë sahat.
Ajo që nukë kurceu as bir’ e saj, po e dha atë mbë vdekëjë për gjithë navet, qish do të mos na dhërojë bashkë me të gjithë punëtë nevet?
Sepse Perndia atë që nukë njohu faj, e bëri për nevet faj, që të bënemi nevet e drejtë e Perndisë me anë të atij.
Krishti na kseshpërbleu nga mallëkimi i nomit, si u bë mallëkim për nevet, sepse është shkruarë: I mallëkuarë është ai që varetë ndë dru.
Ai fajetë tona i mbajti ai vetë ndë kurm të tij mbi dru; që të vdesëmë ndë faje e të rrojmë ndë të vërtetë. Për plagë të tij jini juvet shëruarë.
Sepse edhe Krishti një herë vdiqi për faje tona, i drejti për të shtrëmbëritë; që të na bjerë nevet te Perndia, ndonëse u vu ndë mort nga an’ e kurmit, ma u ngjall prej Shpirtit.
Të sosurit’ adha të gjithë punëravet ësht’ afër’. Bëni adha t’urtë, edhe rriji cgjuarë ndë të falurë.