29 Edhe u thom juvet, se do të mos pi sot e parë nga këjo pem’ e dhrisë, ngjera mb’atë ditë kur ta pi atë të re me juvet bashkë, ndë mbretëri të jatit sim.
Me të vërteta u thom juvet, janë ca nga këta që rrinë këtu, që ata do të mos shohënë vdekëjë, ngjera sa të shohënë të bir e njeriut që të vijë ndë mbretëri të tij.
Ahiere do të thotë mbreti nd’ata që janë mb’anë të djathëtë të tij: Ejani juvet të bekuarit’ e jatit sim, trashëgoni mbretërinë, që është bënë gati për juvet, pa bën’ edhe këjo dinia.
Jo ndë gjithë llao, po ndë martirë që qenë hirotonisurë që më përpara nga Perndia, ndë nevet, që hangrëm e pim me të bashkë, si u ngjall ai nga të vdekuritë e pastaje.
Tuke vështruarë nd’atë që nisi edhe sosi besënë, Iisunë, ai për gëzim që i qe vënë përpara tij duroi kruqnë, pa vënë ndër mënd dhunënë, e ndënji mb’anë të djathëtë të fronit së Perndisë.
E që këndoijnë posi një këngë të re përpara fronit, e përpara të katër kafshëvet, e të pleqet. E ndonjë nukë mund të mpson atë këngë, përveçe ature njëqind e dizet e katër mijëvet, ata që qenë blerë nga dheu.
Sepse qengji që gjëndetë ndë mes të fronit do të qiverrisjë ata e do t’i bjerë ata ndë kronjër t’ujëravet së gjalla, e do të thajë Perndia gjithë lotë nga sit’ e ture.