Djelm, edhe pakëzë kohë jam me juvet. Do të më kërkoni, e (si)kundrë thaçë çifutet, që tek të vete unë, juvet s’mundni të vini, edhe juvet u thom ndashti.
E unë nukë jam më ndë botë, e këta ndë botë janë, e unë vij tek teje. Baba i shënjtëruarë, ruaj ndë ëmër tënd ata që pate dhënë mua, që të jenë një sikundrë jemi na.
Atë duhetë që ta mbajë Qielli ngjera mbë kohë që të vijënë ndë vënd gjithë punëtë që tha Perndia me gojë të gjithë Shënjtorëvet profitet së tij që herën’ e parë.
Kush ka të mirat’ e kësaj jetet, e sheh vëllan’ e tij ndë shtrëngim, e do të mbilljë zëmërën’ e tij mbë të dhëmbura të tij, qish qëndron mb’atë dashuria e Perndisë?