E do të dërgojë Ëngjëllit’ e tij me zurna që ka zë të madh, e do të mbëjedhënë të zgjedhurit’ e tij nga të katër erëtë, nga anët’ e Qiellvet, ngjera ndë tjetërat’ anët’ e ture.
Ahiere do të gjajë mbretëria e Qiellvet me dhjetë vashëza të panjohurë burrë, që ato si muarrë llambadhat’ e ture, duallë të pritnë dhëndërinë përpara.
Do të vijë zoti i atij kopilit, nd’atë ditë që s’e pandeh, e mb’atë sahat që nuk’ e di, e do ta bëjë atë di copa, e pjesën’ e tij do ta vërë me të pabesëtë.
Sepse Zoti vetë, me urdhër, e me zë t’Ëngjëllit, e me zë të drubetësë Perndisë do të cbresë nga Qielli, e ata që kanë vdekurë mbë Krishtinë do të ngrihenë protoparë.
E do të vijë dita e Zotit posi kusari që vjen natënë, e mb’atë Qielltë do të shkojënë me gjëmim, e stihitë nga të ngrohëtitë do të tretenë, edhe dheu edhe punëtë që janë mbë të do të digjenë.