5 E si u suall dhëndëri të vij, i zu gjumi të gjitha e flijnë.
Ma ndë thashtë ai kopil i keq ndë zëmërë të tij, se zoti im mënon të vijë.
E pas shumë kohet na e vjen i zoti ature kopijet, e zu të bën me ata llogari.
E të mënçuratë muarrë vaj ndë enë të ture bashkë me llambadhat’ e ture.
E ndë mes të natësë u bë një të thirturë: Ja, dhëndëri vjen, dili përpara atij ta pritni.
E vjen ndë mathitij, e i gjen ata që flijnë, e i thotë Petrosë: Kështu nukë mundë të rrijëtë një sahat të zgjuarë bashkë me mua?
E si erdhi, i gjeti përsëri që flijnë, sepse qenë rënduarë nga gjumi sit’ e ture.
E llaoi e pritnë Zaharianë, e çuditejnë për të mënuarë të tij ndë nao (qishë).
E ndë thashtë ai kopil ndë zëmërë të tij: Mënon im zot të vijë, e të nisjë të rrahë kopijtë edhe kopiletë, e të hajë, e të pijë, e të dehetë.
U thom juvet që do të bëjë gjuqn’ e ture shpejt. Po kur të vijë i biri i njeriut, do të gjejë vallë besënë mbë dhe?
E nisi të thosh llaoit këtë paravoli: Një njeri vuri një vështë, e ua dha atë bujqet, e ai vate ca vjet ndë tjatër vënd.
E këtë (bënieni) sepse e shihni kohënë, që erdhi sahati ndashti të ngrihemi nevet nga gjumi, sepse ndashti është më afër shpëtimi inë, se atëherë kur besuam.
Andaj thotë: Ngreu mbë këmbë ti që flë, e ngjallu nga të vdekuritë, e do të ndrijë ti Krishti.
Esëlloni, rrini cgjuarë, sepse djalli, antidhiqi juaj, posi liondar që ulërin vjen rrotullë, e kërkon cilë të pijë.
Po mbai atë që kini, ngjera sa të vij unë.