Ahiere do të thotë edhe mb’ata që janë mb’anë të mëngjërë: Ikëni nga meje, ju të mallëkuaritë ndë zjar të pashuarë, që është bënë hazër për djallinë, edhe ëngjëjit’ e tij.
Ai që mban porsit’ e mia e i ruan ato, ai është që më do mua. E ai që më do mua, do të duhetë nga babai im, edhe unë do ta dua atë e atij do t’i dëftoj vetëhenë time.
Ndë thashtë ndonjë, se unë dua Perndinë, e vëllan’ e tij nuk’ e do, ai është gënjeshtjar, sepse ai që nukë do vëllanë që e sheh, qish mund të dojë Perndinë, atë që nuk’ e sheh?