Sepse i biri i njeriut ka për t’ardhurë me gjithë nderëtë e lëvdimetë të babait së tij, bashkë me ëngjëjt’ e tij, e ahiere do të apë mbë cilëdo sikundrë ka punuarë.
E si rrij ai sipër ndë mal të ullinjet, erdhë nde ai mathititë vetëmë, e i thanë: Thuajna nevet kur do të jenë këto? Edhe cili është nishani të s’ardhurit sate, edhe të së sosurësë jetësë?
Ahiere do të duketë nishani i birit së njeriut ndë Qiell; e atëherë do të qajënë gjithë filit’ e dheut, e do të shohënë të bir’ e njeriut që do të vijë sipër mbi re të Qiellit me fuqi, edhe me shumë lëvdim.
E të të gremisjënë për dheut ti, edhe djelmt’ e tua me ti bashkë, e do të mos lënë tek teje gur mbi gur, sepse nukë njohë kohënë të parit që u bë tek teje.