14 E do të dhidhaksetë kij Ungjill i mbretërisë mbë gjithë dhe që janë njerëz, për martiri ndë gjithë milete, e ahiere do të vijë të sosurit’ e jetësë.
Përsëri u thom juvet, se nd’është që të simfonisjënë di nga juvet për çdofarë punë që të kërkojënë, do t’u bënet’ ature nga jati im që është ndë Qiell.
E si rrij ai sipër ndë mal të ullinjet, erdhë nde ai mathititë vetëmë, e i thanë: Thuajna nevet kur do të jenë këto? Edhe cili është nishani të s’ardhurit sate, edhe të së sosurësë jetësë?
E do të digjoni luftëra, edhe zëra të luftëravet; vështroni e mos u frikoni, se duhenë të bënenë gjithë këto, po akoma nuk’ është të sosurit’ e jetësë.
E Iisui gjezdiste ndëpër gjithë Galileë, tuke dhidhaksurë ndë Sinagoje të ture, e tuke qiriksurë Ungjilln’ e mbretërisë, edhe shëron gjithë sëmundët’ e llaoit, e gjithë të ligatë.
E si u ngre një prej suresh që quhej Agavo, shënoi me anë të Shënjtit Shpirt një uje të madhe që do të bënej ndëpër gjithë dhe. E ajo uje u bë ndë kohë të Qesar Kllavdhiut.
Sepse ka urdhëruarë një ditë, që mb’atë do të gjukojë gjithë dinianë me të drejtë, me anë të njëit njeriut që është vënë prej si, e këtë e veveosi mbë gjithë kur e ngjalli atë nga të të vdekuritë.
E si nuk’ i gjenë ata, zbranisnë Iasonë edhe ca vëllazër të tjerë e i shpunë ndë të parët’ e qutetitë tuke thirrturë, se ata që trazuanë gjithë botënë, erdhë edhe këtu.
E nuk’ është vetëmë riziko që të bënetë e ndierë vetëmë këjo puna onë, po edhe më tepër që edhe qisha e Artemësë e madhea, do të mos jetë për farëgjë, e do të nisjë të prishetë të madht’ e saj, që gjith’ Asia edhe diniaja e lëvdon.
Ndë qëndrofçi themelosurë mirë e pa tundurë ndë besë, e të paluajturë ndë shpëresë t’Ungjillit që digjuatë, e që u dhidhaks mbë gjithë botë që është ndënë Qiell, atij Ungjillit unë Pavllua jam bërë shërbëtuar.
Atij që erdhi ndër juvet, sikundr’ erdhi ndë gjithë botë, e bën pemmë e rritetë, si edhe ndër juvet, që mb’atë ditë që digjuatë, e njohtë dhurëtin’ e Perndisë me të vërtetë.
E paçë një tjetër Ëngjëll, që fluturon ndëpërmes të qiellit, që kish ungjill’ e pasosurë, për të vangjelisurë ata që rrijnë mbi dhe, edhe çdo milet, edhe çdo fili, e gjuhë, e llao.
Sepse janë shpirtëre të dhemonëvet që bëjënë çudira, e venë ndë mbretërë të dheut, e të gjithë diniasë, të mbëjedhënë ata për luftë të asaj ditësë madhe të Perndisë fuqimadhit.
Sepse ruajte porsin’ e durimit sim, edhe unë do të të ruaj ti nga sahati i pirasmoit, atij që ka për t’ardhurë mbi gjithë dinia, të gucitjë ata që janë mbi dhe.