3 Gjithë sa të thonë ndë juvet të ruani, t’i ruani, edhe t’i bëni, po si punërat’ e ature mos bëni, sepse thonë e nukë bëjënë.
E ju qas edhe së ditit, e i tha edhe atij ashtu; e ai ju përgjegj, e i tha: Unë, zot. E nukë vate.
E u tha: Mbi fron të Moisiut ndëjnë Gramatejtë edhe Farisejtë.
Se lidhjënë barrë të mëdha, edhe të rënda shumë, e i ngarkojënë mbi krahë të njerëzet, po as me gjishtin’ e ture nukë duanë t’i tundinë ato.
E u përgjegj Petrua edhe apostojtë, e thanë: Duhetë të digjojëmë më tepër Perndinë, se njerëzitë.
Çdo Shpirt le të jetë i bindurë ndënë eksusi të larta, sepse nuk’ ësht’ eksusi, përveçe prej Perndisë. E ato eksusi që janë, janë urdhëruarë nga Perndia.
E që kanë të dukurit’ e evsevisë, ma fuqin’ e saj e kanë arnisurë. Edhe nga këta mërgou.
Molloisjënë se njohënë Perndinë, e me të bënat’ e ture e arnisjënë, sepse janë të ndierë, e të pabindurë, e të pavëjierë mbë çdofarë punë të mirë.