11 E më i madhi nga juvet, le të jetë husmeqari juaj.
Edhe të mos thërriteni të parë, se një është i pari juaj, Krishti.
E si ndënji, thirri të dimbëdhjetë, e u thot’ ature: Ai që do të jetë i parë, le të jetë m’i pastajmi nga të gjithë, edhe shërbëtor’ i së gjithëvet.
Sepse ndonëse jeshë unë leftero nga gjithë, u bëçë skllav mbë të gjithë, që të fitoj më të shumëtë.
Shërbëtorë të Krishtit jan’ ata? (Jashtë nga mëntë flas). Më tepër jam unë se ata. Ndë mundime më tepërë, ndë të rrahurë fort më shumë, ndë hapsana më tepërë, shumë herë ndë mes të vdekëjavet.
Sepse nevet nukë dhidhaksjëmë vetëvetëhenë, po Iisu Hristonë Zotnë tënë, e vetëhenë tënë pa, shërbëtorë tuaj për Iisunë.
Sepse juvet, o vëllazër, jini thirrturë nd’elefteri, po vështroni mirë të mos bëni elefterinë aformi të kurmit, po punoni njeri-jatërinë me dashuri.