29 Edhe Iisui u përgjegj, e u tha ature: Jeni gënjierë, sepse nukë kupëtoni kartëratë, as fuqin’ e Perndisë.
E po kur të ngjallenë të vdekuritë, cilit nga të shtatë do të jetë gruaja? Sepse gjithë e patnë atë.
E u përgjegj Iisui, e u tha ature: Nukë jeni ju të gënjierë për këtë, sepse nukë kupëtoni kartëratë, as fuqin’ e Perndisë?
Se nuk’ është’ e pamundurë ndonjë punë afër Perndisë.
Sepse s’e dijnë edhe kartënë, që ai duhej të ngjallej nga të vdekuritë.
Qish? Si punë të pabesuarë e mendoni juvet, të ngjalljë Perndia të vdekuritë?
Sepse gjith’ ato që qenë shkruarë më përpara, për dhidhaskali tënë qenë shkruarë, që të kemi shpëresë me durim e me parigori të kartëravet.
Zgjuhi (të rroni) me të drejtë e mos fëjeni, sepse dica nukë njohënë Perndinë, për turp tuaj ua thom.
Ai do të ndërrojë kurmin’ e t’unjurit tanë, që të jetë mbë një furmë me kurm të nderit së tij, mb’atë fuqi që me të mund të bjerë ai ndënë vetëhë të tij gjithë punëratë.