E si u bë shumë kuvënd’ u ngre Petrua, e tha mb’ata: O njerëz vëllazër, ju mir’ e diji se që herën’ e parë ndë mes tuaj zgjodhi Perndia mua që të digjojënë Ethnikotë nga goja ime fjalën’ e Ungjillit e të besojënë.
E kur rrijnë ata kondrë, e vllasfimisnë, shkundi ai rrobat’ e tij, e u tha ature: Gjaku juaj mbi kokë tuaj. Unë jam i pafaj. Që sot di e tutje do të vete ndë filira të tjera.
Ata na mbodhisjënë nevet të flasëmë ndë filira të tjera që të sosenë, që të venë tuke mbushurë gjithënjë merrën’ e fajevet së ture, sepse erdhi mbi ta urgjia e Perndisë ngjera të pastajmenë.
Kini mëntë të mos liri atë që u flet, sepse nd’është që nukë shpëtuanë ata që patnë lënë atë që u flit mbi dhe, shumë më tepërë nukë do të shpëtojmë nevet kur të kthejmë shpallëtë atij që na flet nga Qielltë.
Qish do të shpëtojëmë nevet ndë mos silloiçim gjë për një kaqë të madhe sotiri? Që ajo nisi të rrëfenej nga Zoti, e na u veveos nevet nga ata që e digjuanë me veshë.