Le ta diji gjithë juvet, edhe gjithë llaoi i Israilit, se ndë ëmër të Iisu Hristoit Nazoreut, atij që e mbërthietë ndë kruq, e që Perndia e ngjalli atë nga të vdekuritë, me këtë ëmër kij rri përpara juvet i shëndoshë.
Cilinë nga profitë nukë ndoqnë baballarëtë tuaj? E vranë ata që u dëftoijnë për t’ardhurë të së drejtit, atij që juvet ndashti u bëtë prodhotër edhe gjakëtorë.