22 Edhe Iisui u përgjegj, e i tha: Nukë dini se ç’kërkoni. Mundni të pini potirë që do të pi unë, edhe pagëzimnë, që do të pagëzonem unë, të pagëzoneni edhe juvet? I than’ atij: Mun(d)jëmë.
E si vate pakëzë më teje, ra përmis mbi faqe të tij, tuke luturë, e tuke thënë: Babai im, ndë mund të bënetë, le të shkojë nga meje kij potir, po jo si dua unë, po si do ti.
Kështu edhe Shpirti na ndih ndë smundëja tona, sepse nukë dimë qish ujdis ndë të luturë të kërkojmë atë që na duhetë, ma Shpirti lutetë për nevet me të rëkuarë të padigjuarë.