Biblia Todo Logo
Bìoball air-loidhne

- Sanasan -




Mattheo 20:19 - Dhjata e Re 1827

19 E do ta apënë ndë fili të tjera për të përqeshurë, e për të rrahurë me kamçi, e për të mbërthierë ndë kruq, e të tretënë ditë do të ngjalletë.

Faic an caibideil Dèan lethbhreac




Mattheo 20:19
30 Iomraidhean Croise  

Sepse sikundrë qe Ionai ndë bark të Qitit (peshkut së madh) tri dit edhe tri net, kështu do të jetë edhe i biri i njeriut ndë zëmërë të dheut tri dit edhe tri net.


Që atëherë zuri Iisui të ju tregon mathitivet së tij, se duhetë të vejë ai ndë Ierusalim, e të pësojë shumë nga pleqësia, e nga të parët’ e Priftëret, e të Grammatepsuritë, e të vritetë, e të tretënë ditë të ngjalletë.


E do ta vrasënë atë, e të tretënë ditë do të ngrihetë. E u helmuanë shumë.


Ahiere u lëshoi ature Varavanë, e Iisunë, si e rrahu me kamçi, e dha ta mbërthejnë ndë Kruq.


E i thanë: Zot, u kujtuam se ai gënjeshtjari tha kur qe i gjallë, se pas tri ditet do të ngjallem.


E nisnë ca ta pështijn’ atë ndë faqe, e të mbuloijnë suratn’ e tij, e t’i bijnë atij me shuplaka, e t’i thoshnë: Profiteps. Edhe kopijtë i bijn’ atij me shuplaka.


E atë çast ndë mëngjes u mbëjuadhë të parët’ e priftëret, bashkë me pleqtë edhe me grammatejtë, edhe me gjithë mbëjedhëjënë, e si e lidhnë Iisunë, e shpunë, e e dhanë mbë duar të Pillatosë.


Edhe Pillatua sepse deshi të bën zëmërën’ e turmësë, u lëshoi ature Varavvanë, e Iisunë si e rrahu me kamçi, e dha të mbërthenej ndë kruq.


Sepse do të ipetë ndë duar të së pabesëvet, e do të përqeshetë, e do të pështihetë.


E Irodhi me asqer’ e tij, si e ksenderoi atë e e përqeshi, porsiti t’i vishnë atij rroba të mira, e e dërgoi atë te Pillatua.


E u tha ature, se kështu është shkruarë e kështu duhej të pëson Krishti, e të ngjallej nga të vdekuritë të tretënë ditë.


Këtë që qe dhënë me thelimë të parë e me të dijturë të Perndisë, si zutë juvet e e mbërthietë mbë Kruq me duar të panomet, e vratë.


E si erdhi ndë navet, e mori brezn’ e Pavllosë e lidhi duart’ e tij edhe këmbëtë, tha: Kështu thotë Shënjti Shpirt, njerinë që kij brez ësht’ i tija, kështu do ta lidhjënë çifutë nd’Ierusalim, e do ta apënë ndë duar të miletevet së tjera.


Se me të vërteta u përmbëjuadhë ndë këtë qutet kondrë shënjtit djalit sit Iisuit, që e pate hrisurë, Irodhi edhe Pondio Pillatua bashkë me filitë e llaoit’ e Israilit.


Lean sinn:

Sanasan


Sanasan