6 Edhe ti Vithleem vënd’ i Iudheësë nukë je far’ e vogëlë ndë zotërinj të Iudheësë, sepse nga teje do të dalë Zot, që ai do të kullotjë llaonë tim Israilnë.
I thot’ atij për së ditit: Simon, i biri i Ionait, më do mua? I thot’ atij: Me të vërteta, o Zot, ti e di që të dua ti. I thot’ atij: Kullot dhënt’ e mia.
E Ëngjëlli i shtatë i ra zurnasë, e u bënë zënja të mëdha ndër qiell, e thoshnë: Mbretërit’ e kësaj jetet u bënë të Zotit sonë e të Krishtit së tij, e do të mbretërojë ndë jetë pas jetet.
Sepse qengji që gjëndetë ndë mes të fronit do të qiverrisjë ata e do t’i bjerë ata ndë kronjër t’ujëravet së gjalla, e do të thajë Perndia gjithë lotë nga sit’ e ture.