2 Ku vall’ është mbreti i Çifutet që u le? Sepse pam illn e tij ndë Anatoli, e erdhm t’i falemi.
E mbreti Irodhi si digjoi kështu u drodh, edhe bashkë me atë gjith’ Ierusalimi.
Thoi vashëzësë së Sionit: Ja, mbreti it vjen tek tij i butë, e i hipurë kaluar mbi gomare, e mbi kroç bir të gomaresë së munduarë.
E Iisui u pru përpara Igjemonit, e e pieti atë Igjemoni, e i thosh: Ti je mbreti i Çifutet? Edhe Iisui i thot’ atij: Ti e thua.
E thoshnë: I bekuarë mbreti, ai që vjen mbë ëmër të Zotit, paq ndër Qiell, e lëvdim ndë më të lartë.
Se u leu juvet sot ndë qutet të Dhavidhit ai që u shpëton, e ai është Krishti Zoti.
Edhe Pillatua e pieti atë, e i tha: Ti je Mbreti i Çifutet? Edhe ai ju përgjegj atij, e i tha: Ti e thua.
E kishnë vënë mbi të një të shkruarë Gërqishte, Llatinërishte, edhe Çifutërishte: Kij është mbreti i Çifutet.
I thot’ atij Nathanaili: Nga se më njeh? Ju përgjegj Iisui e i thot’ atij, që: Pa thirturë dhe ti Filippoi, kur jeshë ndënë fik, të paçë ti.
Muarrë degat’ e hurmavet, e i duallë atij përpara, e thërrisnë: Osana, i bekuarë ai që vjen mbë ëmër të Zotit, mbreti i Israilit.
I thotë dha atij Pillatua: Mbret adha je ti? Ju përgjegj Iisui: Ti e thua që jam unë mbret. Unë për këtë punë u lindçë, e për këtë arçë ndë botë, që t’ap martiri mbë të vërtetë. Ai që është nga e vërteta, digjon zënë tim.
Edhe Pillatua shkroi një kartë e ja vuri mbi kruq, e ish shkruarë: Iisui Nazoreu Mbreti i Çifutet.
E u përgjegj Thomai, e i thot’ atij: Zoti im edhe Perndia ime.
Që të nderojënë të gjithë të birë, sikundrë nderojënë edhe babanë. Ai që nukë nderon të birë, nukë nderon babanë që e dërgoi atë.
Edhe ai i tha: Besoj, o Zot, e ra mbë dhe e ju fal.
E përsëri, kur të kllasë bir’ e vetëmë ndë jetë, thotë: Le t’i falenë atij gjithë ëngjëjt’ e Perndisë.
Unë Iisui dërgova ëngjëllinë tim t’u dëftojë juvet këto punëra ndë qishëra; e unë jam rrënja edhe soi i Dhavidhit, ulli i dritësë i mëngjesit.