5 E tha: Për këtë do të lërë njeriu baban’ e tij edhe mëmënë, e do të bashkonetë me gruan’ e tij, e do të jenë të di një kurm.
Na, që nukë janë di, po një kurm. Atë adha që bashkoi Perndia, njeriu le të mos e ndajë.
Dashuria le të mos jetë për faqe. Të keqenë të urreni, e të doi të mirënë.
A nuk’ e diji se ai që bashkonetë me kurvënë, bënetë një kurm me atë? Sepse thotë: Do të jenë të di kurmetë mbë një kurm.
Po për kurvërira, cilido le të ketë gruan’ e tij, e cilado grua le të ketë burrën’ e saj.
Gruaja e martuarë nuk’ urdhëron kurmin’ e saj, po burri. Ashtu edhe burri nuk’ urdhëron kurmin’ e tij, po gruaja.
Andaj njeriu do të lërë baban’ e tij, edhe mëmmën’ e tij, e do të bashkonetë me grua të tij, e do të jenë të di një kurm.