Biblia Todo Logo
Bìoball air-loidhne

- Sanasan -




Mattheo 19:28 - Dhjata e Re 1827

28 Edhe Iisui u tha ature: Me të vërteta u thom juvet, se ju që erdhtë pas meje, ndë jetë të re, kur do të rrijë i biri njeriut mbi fron të lëvduarë të tij, ahiere do të rrini edhe juvet mbi dimbëdhjetë frone, të gjukoni të dimbëdhjetë filit’ e Israilit.

Faic an caibideil Dèan lethbhreac




Mattheo 19:28
35 Iomraidhean Croise  

Sepse i biri i njeriut ka për t’ardhurë me gjithë nderëtë e lëvdimetë të babait së tij, bashkë me ëngjëjt’ e tij, e ahiere do të apë mbë cilëdo sikundrë ka punuarë.


Ahiere u përgjegj Petrua, e i tha atij: Ja navet që i lam gjithë, e erdhm pas teje, vallë, ç’do të jetë me nevet?


Edhe ai i tha asaj: Ç’do? I thot’ atij: Porsit, që të rrinë këta djelmt’ e mi të di, njëri mb’anë të djathëtë tënde, e tjatëri mb’anë të mëngjërë, ndë mbretëri tënde.


Edhe si të vijë i biri i njeriut me lëvdim të tij, edhe gjithë shënjtër ëngjëjitë me të bashkë, ahiere do të rrijë mbi fron të lëvdimit së tij.


Po kërkoni më përpara mbretërin’ e Perndisë, edhe të drejtën e tij, e gjithë këto do t’u ipenë juvet.


Edhe Iisui i thot’ atij: Dhelpëratë kanë folet’ e ture, edhe zogjt’ e Qiellit të ndënjurit e ture, po i biri i njeriut s’ka ku të vërë kriet’ e tij.


Edhe ata i than’ atij: Epna navet që të rrimë ndë mbretëri tënde njëri mb’anë të djathëtë, e njëri mb’anë të mëngjërë.


Atë duhetë që ta mbajë Qielli ngjera mbë kohë që të vijënë ndë vënd gjithë punëtë që tha Perndia me gojë të gjithë Shënjtorëvet profitet së tij që herën’ e parë.


Ndë qofim të duruarçim, do të mbretërojëmë bashkë me të; ndë arniçim atë, edhe ai do të arnisjë nevet.


Po Qiell të ri edhe dhe të ri prisëmë, sikundr’ është të taksurit’ e tij, atje tek rri e drejta.


E të njëzet e katër pleqtë, ata që rrijnë mbë frone të ture përpara Perndisë, ranë përmbis e ju falë Perndisë.


E u duk një çudi e madhe ndër qiell: Një grua veshurë diellinë, e hënëza ndënë këmbë të saj, e mbi krie të saj një kurorë me dimbëdhjetë ull.


E paçë frone, e mb’ato ndëjnë (dica) e u dha ature të bëijnë gjuq; e (paçë) shpirtëret’ e ature që qenë peleqisurë për martiri të Iisuit, edhe për fjalë të Perndisë, e ata që nukë qenë falë bishësë, as ikonësë tij, e nukë panë marrë nishan’ e saj ndë ballë të ture, edhe mbë dorë të ture; e rruanë, e mbretëruanë bashkë me Krishtinë për një mijë vjet.


E ai që rrij mbë fron tha: Ja, unë i bëj të gjitha të ra. E më thotë mua: Shkruaj, sepse këto fjalë janë të vërteta e për të besuarë.


E ndë mes të rrugësë saj e të lumit mbë të di anëtë, lisi i jetësë, që bën dimbëdhjetë pemmë, mbë çdo muaj ep nga një pemmë të tij. E fletat’ e lisit (janë) për jatri të miletevet.


E natë do të mos jetë atje, as do të mos kenë hri nga drit’ e fotisë, a nga drit’ e diellit; sepse Zoti Perndia i ndrit ata, e do të mbretërojënë ndë jetë pas jetet.


Ai që të mundjë, do t’i ap atij të rrijë me mua bashkë ndë fron tim, sikundrë munda edhe unë, e ndënja bashkë me babanë tim ndë fron të tij.


E rrotullë fronit njëzet e katër frone; e mbi frone paçë të njëzet e katër pleqtë që rrijnë, e qenë veshurë me rroba të bardha, e mbë krerë të ture kishnë korona t’arta.


E digjova nëmurin’ e së vulosuret: njëqind e dizet e katër mijë të vulosurë, nga çdo fili të bijet së Israilit.


Lean sinn:

Sanasan


Sanasan