Edhe Iisui u tha ature: Me të vërteta u thom juvet, se ju që erdhtë pas meje, ndë jetë të re, kur do të rrijë i biri njeriut mbi fron të lëvduarë të tij, ahiere do të rrini edhe juvet mbi dimbëdhjetë frone, të gjukoni të dimbëdhjetë filit’ e Israilit.
Edhe Iisui si vështroi nde ai me si të mirë, e deshi atë, e i tha atij: Edhe një të lipsetë, hajde e sa ke shiti, e epua së varfëret, e do të keç hazine ndë Qiell, e eja, e si të ngrëç Kruqnë, ecë pas gjurmëvet së mia.
E si thirri afër tij turmënë, bashkë me mathitit’ e tij, u tha ature: Ai që do të vijë pas meje, le të arnisjë vetëhen’ e tij, e le të ngrërë kruqn’ e tij, e le të vijë pas meje.
Shitni plashkatë tuaj që kini, e ipni eleimosin. Bëni për vetëhe tuaj kuleta që nukë vjetëronenë, hazine ndë Qiell që nukë prishetë, tek nukë qasetë kusar, as krimbi e pret.
E si digjoi këto Iisui, i tha atij: Edhe një akoma të lipsetë tij, shit gjithë sa ke, e ndajua së varfëret, e do të keç hazine ndë Qiell, e eja pas meje.
Kush më shërben mua, le të vijë pas meje; e atje që jam unë, atje do të jetë edhe ai që shërben mua. E kush të më shërbejë mua, do ta nderojë atë babai.
Sepse pësuatë bashkë me mua ndë hapset’ e mia, e duruatë pa helm të rrëmbierit’ e plaçkavet suaj; sepse e diji që kini të pasurë më të mirë ndë Qiell të vetëhesë suaj, e të patundurë.