14 Edhe Iisui u tha: Liri djelmtë, e mos i mbani ata të vijënë tek meje, se të tillëvet është mbretëria e Qiellvet.
Atëherë u përgjegj Iisui, e tha: I lëvduarë qofç, o tatë, Zot i Qiellit edhe i dheut, se i fshehe këto nga sofotë edhe nga të mënçuritë, e ua dëftove foshnjëvet.
E tha: Me të vërteta u thom juvet, ndë mos u kthefi, e të bëneni si edhe djelmtë, do të mos hini ndë mbretëri të Qiellvet.
E si vuri mbi ata duartë, iku ateje.
Lum ata që ndiqenë për të drejtënë, se ature është mbretëria e Qiellvet.
Lum ata që janë të varfërë ndë shpirt, se ature është mbretëria e Qiellvet.
E si pa Iisui, u zëmërua, e u tha ature: Liri djelmtë të vijënë ndek u, e mos i mbodhisni ata, se së tillëvet është mbretëria e Perndisë.
Me të vërteta u thom juvet, ai që të mos marrë mbretërin’ e Perndisë posi djalë, do të mos hijë mbë të.
Vëllazër, mos u bëni foshnjë ndër mënd, po bëni foshnjë ndë të keqe, e ndë mënd bëni të sosurë.