1 Atë çast erdhë mathititë nde Iisui, e i thanë: Vallë, cili është më i madh ndë mbretëri të Qiellvet?
E Iisui thirri një djalë, e e vuri atë shtruara ndë mes të ture.
E më i madhi nga juvet, le të jetë husmeqari juaj.
E thoshte: Metanoisni, se afër është mbretëria e Qiellvet.
Nukë do të hijë ndë mbretëri të qiellvet çdo njeri që më thotë mua: O Zot, Zot; po ai që bën ato që do jati im që është ndë qiell.
Të doi njeri-jatërinë me dashuri vëllazërisht, ndë nder të shkoi njeri-jatërinë.
Ndonjë punë mos bëni me inat a për mburrëci, po me të unjturë; sicilido le të silloisjë jetërinë se është më i lartë se vetëhen’ e tij.