15 E i thosh: Zot, le të të vijë likshtë për tim bir, se e zë bëtaja, e mundonetë shumë. Shumë herë bie ndë zjar, e shumë herë ndë ujë.
E ja një grua nga Hananea, që dolli nga ato sinorë, e thërrit pas tij, e thosh: Eleismë, Zot, biri Dhavidhit, bija ime dhemonisetë keq.
E e pruva atë ndë mathiti të tua e nukë mundnë ta shëroijnë.
E ëmër i tij mori gjithë Sirianë, e bijnë nde ai gjith’ ata që qenë sëmurë keq, e vasanishesinë nga çdolloi sëmundë, edhe nga dhemonë, edhe nga bëtajë, edhe nga të mbajturë, e i shëron ata.
Edhe ata që piraksishnë nga Shpirtet’ e pëgëra vijnë e shëronishnë.
E këtë vënd e dij edhe Iudha që duaj ta prodhos atë, sepse shumë herë kish vaturë Iisui atje bashkë me mathitit’ e tij.