Që atëherë zuri Iisui të ju tregon mathitivet së tij, se duhetë të vejë ai ndë Ierusalim, e të pësojë shumë nga pleqësia, e nga të parët’ e Priftëret, e të Grammatepsuritë, e të vritetë, e të tretënë ditë të ngjalletë.
Se erdhi ndër ju Ioanni me udhë të së drejtësë, e nuk’ e besuatë; e Tellonetë edhe kurvjarëtë besuanë mbë të, e juvet ndonëse patë, nukë ndërruatë mëndë pastaj, të besojëtë mbë të.
Le ta diji gjithë juvet, edhe gjithë llaoi i Israilit, se ndë ëmër të Iisu Hristoit Nazoreut, atij që e mbërthietë ndë kruq, e që Perndia e ngjalli atë nga të vdekuritë, me këtë ëmër kij rri përpara juvet i shëndoshë.
Cilinë nga profitë nukë ndoqnë baballarëtë tuaj? E vranë ata që u dëftoijnë për t’ardhurë të së drejtit, atij që juvet ndashti u bëtë prodhotër edhe gjakëtorë.