28 Me të vërteta u thom juvet, janë ca nga këta që rrinë këtu, që ata do të mos shohënë vdekëjë, ngjera sa të shohënë të bir e njeriut që të vijë ndë mbretëri të tij.
Edhe kur t’u ndjekënë juvet ndë këtë qutet, hajdeni ndë tjetërinë, se me të vërteta u thom juvet: Nukë do të sosni qutetet’ e Israilit, ngjera sa të vijë i biri i njeriut.
E si rrij ai sipër ndë mal të ullinjet, erdhë nde ai mathititë vetëmë, e i thanë: Thuajna nevet kur do të jenë këto? Edhe cili është nishani të s’ardhurit sate, edhe të së sosurësë jetësë?
I thot’ atij Iisui: Ti e the. Po u thom juvet, që soti e tutje do të shihni të birë e njeriut, që të rrijë mb’anë të djathëtë të fuqisë, e të vijë mbi re të Qiellit.
Se cilitdo që t’i vijë turp për mua, edhe fjalët’ e mia ndë këtë soj kurvjar edhe fajëtuar, edhe i biri i njeriut do të turpëronetë për atë kur të vijë me lëvdim të jatit të tij, bashkë me shënjtorëtë Ëngjëj.
E u thosh ature: Me të vërteta u thom juvet, se janë ca nga këta që rrinë këtu, që ata do të mos shohënë vdekëjë ngjera sa të shohënë mbretërin’ e Perndisë t’ardhurë me fuqi të saj.
I thonë dha atij Çifutë: Ndashti pa e njohm, që ti je i xhindosurë. Avraami vdiqi, edhe profitëritë, e ti thua: Kush ruan fjalënë time, do të mos hajë vdekëjë ndë jetë të pasosurë.
E u thoshnë: Njerëz nga Galilea, pse rriji e vështroni ndë Qiell? Kij Iisui që u muarr nga ju, e hipi ndër Qiell, kështu do të vijë sikundrë e patë atë të vejë ndë Qiell.
Me atë Iisunë që qe pakëzë vogëluarë nga ëngjëjtë, për të pësuarë të vdekëjësë, e shohëmë koroniasurë me lëvdim e me nder, që për dhurëti të Perndisë të dhoqimasjë vdekëjënë për gjithë.
Bëni durim adha, o vëllazër, ngjera mbë t’ardhurë të Zotit, vështroni si lloi bujku pret pemmën’ e nderçurë të dheut, tuke priturë me durim mbë të, ngjera sa të marrë shi e mëngjesit e mbrëmanesë.
Sepse tuke vaturë pas prallavet stolisurë t’ëmblio, u bëm juvet të njohëtë fuqin’ e t’ardhurit’ së Zotit sonë Iisu Hristoit, po si pam me si tëna madhështin’ e tij.