27 Sepse i biri i njeriut ka për t’ardhurë me gjithë nderëtë e lëvdimetë të babait së tij, bashkë me ëngjëjt’ e tij, e ahiere do të apë mbë cilëdo sikundrë ka punuarë.
Ahiere do të duketë nishani i birit së njeriut ndë Qiell; e atëherë do të qajënë gjithë filit’ e dheut, e do të shohënë të bir’ e njeriut që do të vijë sipër mbi re të Qiellit me fuqi, edhe me shumë lëvdim.
I thot’ atij Iisui: Ti e the. Po u thom juvet, që soti e tutje do të shihni të birë e njeriut, që të rrijë mb’anë të djathëtë të fuqisë, e të vijë mbi re të Qiellit.
Se cilitdo që t’i vijë turp për mua, edhe fjalët’ e mia ndë këtë soj kurvjar edhe fajëtuar, edhe i biri i njeriut do të turpëronetë për atë kur të vijë me lëvdim të jatit të tij, bashkë me shënjtorëtë Ëngjëj.
Sepse kush do të ketë turp për mua edhe për fjalët’e mia, për atë do të ketë turp edhe i biri i njeriut kur të vijë ndë nder të tij edhe të jatit së tij, edhe të Shënjtorëvet Ëngjëjet.
Andaj u hap këjo fjalë ndë vëllazër, se ai mathiti nukë vdes. E nukë tha Iisui se nukë vdes, po: Ndë daça që të mbetetë ai ngjera sa të vij, ç’të mbrodhurë ke ti?
E u thoshnë: Njerëz nga Galilea, pse rriji e vështroni ndë Qiell? Kij Iisui që u muarr nga ju, e hipi ndër Qiell, kështu do të vijë sikundrë e patë atë të vejë ndë Qiell.
Puna e gjithëkujt do të çfaqetë, sepse dita e Zotit do ta dëftojë, sepse do të zbulonetë me anë të zjarit. E zjari do të dëftojë punën’ e gjithëkujt ç’lloi është.
Sepse Zoti vetë, me urdhër, e me zë t’Ëngjëllit, e me zë të drubetësë Perndisë do të cbresë nga Qielli, e ata që kanë vdekurë mbë Krishtinë do të ngrihenë protoparë.
Bëni durim adha, o vëllazër, ngjera mbë t’ardhurë të Zotit, vështroni si lloi bujku pret pemmën’ e nderçurë të dheut, tuke priturë me durim mbë të, ngjera sa të marrë shi e mëngjesit e mbrëmanesë.
Ja tek vjen ai me re, e do ta shohë atë çdo si, edhe ata që e shpuanë atë me shish. E do të rrahënë krahëruarë për atë gjithë filit’ e dheut. Kështu është, vërtet.
Djelmt’ e saj do t’i vras me vdekëjë, e do të njohënë gjithë qishëtë, se unë jam ai që kërkoj veshëjatë edhe zëmëratë; e do t’i ap cilitdo nga jush sikundrë punon.
E paçë të vdekuritë, të vogjëj e të mëdhinj, që rrijnë përpara Perndisë, e u hapnë kartëratë; e një tjatër kartë u hap, që është e jetësë; e u gjukuanë të vdekuritë mbi ato që qenë shkruarë ndë kartëra, sikundrë qenë shërbesat’ e ture.