Biblia Todo Logo
Bìoball air-loidhne

- Sanasan -




Mattheo 16:21 - Dhjata e Re 1827

21 Që atëherë zuri Iisui të ju tregon mathitivet së tij, se duhetë të vejë ai ndë Ierusalim, e të pësojë shumë nga pleqësia, e nga të parët’ e Priftëret, e të Grammatepsuritë, e të vritetë, e të tretënë ditë të ngjalletë.

Faic an caibideil Dèan lethbhreac




Mattheo 16:21
31 Iomraidhean Croise  

Sepse sikundrë qe Ionai ndë bark të Qitit (peshkut së madh) tri dit edhe tri net, kështu do të jetë edhe i biri i njeriut ndë zëmërë të dheut tri dit edhe tri net.


E Petrua e angaliasi atë, e zu ta qërton, e t’i thosh: Kurce vetëhenë tënde, Zot, mos qoftë këjo tek teje.


Me të vërteta u thom juvet, janë ca nga këta që rrinë këtu, që ata do të mos shohënë vdekëjë, ngjera sa të shohënë të bir e njeriut që të vijë ndë mbretëri të tij.


Edhe u thom juvet se Ilia erdhi ndashti, po nuk’ e njohn’ atë, e i bënë atij, sa që deshnë. Kështu edhe i biri i njeriut do të pësojë nga ata.


E kur zbritn’ ata nga mali, i porsiti ata Iisui, e u tha: Mos thoi njeriut këtë që patë ngjera sa të ngjalletë nga të vdekuritë i biri njeriut.


Si edhe i biri i njeriut, që s’erdhi të shërbenetë, po të shërbejë, edhe të apë shpirtin’ e tij kseshpërblim për shumë.


E dini që pas di ditet bënetë pashka. E i bir i njeriut ipetë të mbërthenetë ndë kruq.


E pa sosurë ai fjalënë, na, Iudha një nga të dimbëdhjetë erdhi, edhe me atë bashkë turm’ e madhe, me thikëra e me drunjër nga të parët’ e priftëret, e pleqt’ e llaoit.


E kur e kallëzoijnë atë të parët’ e priftëret edhe pleqtë, nukë përgjegjej fare.


E i thanë: Zot, u kujtuam se ai gënjeshtjari tha kur qe i gjallë, se pas tri ditet do të ngjallem.


Nuk’ është këtu, po u ngjall, sikundrë tha. Ejani e shihni vëndnë tek qe Zoti.


E nisi t’i dhidhaks ata, se duhetë të pësojë shumë i biri i njeriut, e të shtiretë poshtë, e të shahetë nga pleqt’ e llaoit, edhe nga të parët’ e priftëret, edhe nga grammatejtë, e do të vritetë, e pas tri ditet do të ngjalletë.


Edhe ai u përgjegj, e u tha ature: Ilia vjen përpara, e vë gjithë punëratë mb’udhë, e sikundr’ është shkruarë për të bir’ e njeriut, do të pësojë shumë e do të ksenderonetë.


Po përpara duhetë të pësojë ai shumë, e të shtriretë poshtë nga këjo fili.


E u tha ature, se kështu është shkruarë e kështu duhej të pëson Krishti, e të ngjallej nga të vdekuritë të tretënë ditë.


Që ata u duknë me nder, e thoshnë për të dalë të tij që do të bën ndë Ierusalim.


Lean sinn:

Sanasan


Sanasan