E Qindësi edhe ata që qenë me të bashkë e ruaijnë Iisunë, si panë tërmetnë, edhe ato që u bënë, u frikuanë shumë, e thanë: Vërtet, biri i Perndisë qe kij.
E thoshnë: Njerëz, ç’janë këto që bëni? Edhe navet njerëz jemi që vdesëmë me juvet bashkë, po u dhidhaksjëmë juvet të hiqi nga këto gënjeshtra, e të ktheneni ndë Perndin’ e gjallë, që ka bërë Qiellnë edhe dhenë, edhe Detnë, edhe gjithë sa janë brënda nd’ato.
Sepse i biri i Perndisë Iisu Hristoi, ai që u qiriks nga nevet ndër ju, nga meje, e nga Silluanoi, e nga Timotheoi, nuk’ u bë e e jo, po mbë të u bë kurdo e.
Sepse dukeni juvet që jini kart’ e Krishtit e bërë prej nesh, shkruarë jo me mellan, po me Shpirt të Perndisë gjallë, jo mbë drasa të gurta, po mbë drasa të mishta të zëmërësë.
E çfarë mbëjedhëjë ka qisha e Perndisë me idhollë? Sepse juvet jini qishë e Perndisë gjallë. Sikundrë tha Perndia, që do të rri brënda mbë ta, e do të ecëj mb’ata, e do të jem Perndia e ture, e ata do të jenë llaoi im.
Sepse ata për nevet rrëfejënë çfarë lloi qe të hiritë tanë ndër ju, e qish nga Idhollatë kthejtitë vetëhenë tuaj mbë Perndinë, për të punuarë Perndin’ e gjallë e të vërtetënë.
Sa më shumë gjaku i Krishtit, që ai me anë të Shënjtit Shpirt pru vetëhen’ e tij të pakatigori te Perndia, do të qërojë sinidhisnë tënë nga punët’ e mortit, që të punojmë Perndin’ e gjallë?
E e dimë që i biri Perndisë ka ardhurë, e na ka dhënë nevet mënd të njohëmë atë që ësht’ e vërtetë, e jemi ndë të vërtetinë, të bir’ e tij Iisu Hristonë. Kij është Perndia e vërtetë, edhe jeta e pasosurë.
E paçë tjatër Ëngjëll që hipën nga del dielli, e që kish vulën’ e Perndisë gjallë; e thërrit me zë të lartë të katër Ëngjëjet, ature që u është dhënë urdhër të dëmëtojnë dhenë edhe detinë.