Edhe cilido që të thotë fjalë kondrë Birit së njeriut, do t’i ndëlehenë atij. Ma ai që të thotë kondrë Shpirtit Shëntit, nukë do t’i ndëjenetë atit as ndë këtë jetë, as nd’atë që do të vijë.
Sepse sikundrë qe Ionai ndë bark të Qitit (peshkut së madh) tri dit edhe tri net, kështu do të jetë edhe i biri i njeriut ndë zëmërë të dheut tri dit edhe tri net.
Sepse i biri i njeriut ka për t’ardhurë me gjithë nderëtë e lëvdimetë të babait së tij, bashkë me ëngjëjt’ e tij, e ahiere do të apë mbë cilëdo sikundrë ka punuarë.
Me të vërteta u thom juvet, janë ca nga këta që rrinë këtu, që ata do të mos shohënë vdekëjë, ngjera sa të shohënë të bir e njeriut që të vijë ndë mbretëri të tij.
Po që të shihni se i biri i njeriut ka urdhër mbi dhe të ndëjejë fajetë (atëherë i thotë së mbajturit): Ngreu e merr mbë krahë shtranë tënd, e ecë ndë shtëpi tënde.
Se cilitdo që t’i vijë turp për mua, edhe fjalët’ e mia ndë këtë soj kurvjar edhe fajëtuar, edhe i biri i njeriut do të turpëronetë për atë kur të vijë me lëvdim të jatit të tij, bashkë me shënjtorëtë Ëngjëj.
Ju përgjegj atij turma: Navet digjuam nga nomi që Krishti rron jetë pas jetet. E qish thua ti, që duhetë të ngrihetë i biri i njeriut? Cili është kij i biri i njeriut?
Iisunë nga Nazareti, që Perndia e hrisi atë me Shpirt Shënjt e me fuqi, ai bëri udhënë tuke bërë të mira, e tuke shëruarë gjith’ ata që qenë skllavosurë nga djalli, se Perndia qe bashkë me të.