8 Kij llao afëronetë tek meje me gojë të ture, edhe më nderon me buzë, e zëmëra e ture është shumë larg nga meje.
Ipokritij (me di faqe), mirë profitepsi Isaiu për juvet, e tha:
Edhe ai u përgjegj, e u tha ature se: Mirë profitepsi Isaiu për juvet fshehërakëtë, sikundr’ është shkruarë: Kij llao më nderon mua me buzë, e zëmër’ e ture është shumë larg nga meje.
E i thot’ atij Nathanaili: Nga Nazareti mund të dalë ndonjë e mirë? I thot’ atij Filippoi: Eja, e shih.
Që të nderojënë të gjithë të birë, sikundrë nderojënë edhe babanë. Ai që nukë nderon të birë, nukë nderon babanë që e dërgoi atë.
Ti s’ke pjesë as shoqëri ndë këtë punë, sepse zëmëra ote nuk’ ësht’ e drejtë përpara Perndisë.
Vështroni, vëllazër, që të mos jetë kurrë mbë ndonjë nga jush zëmërë e keqe e pabesësë, që të mërgoni nga Perndia e gjallë.
Cilido adha që do e dëshëron jetënë, e të shohë ditëra të mira, le t’i vërë frë gjuhësë tij nga e keqia, e buzët’ e tij të mos flasënë gënjeshtrë.