E si u bë natë (u err) ju qasn’ atij mathitit e tij, e i thanë: Vëndi ësht’ erimi, edhe koha është shkuarë, lësho botënë të venë ndëpër fshatëra, e të blejënë të ngrëna për vetëhe të ture.
E Iisui thirri mathitit’ e tij, e u tha: Më vjen likshtë për gjithë këtë botë, se janë tri dit që më presënë, e nukë dua t’i lëshoj ata pa ngrënë, se mos u vijë dhilë mb’udhë.
Edhe ai u përgjegj, e u tha ature: Epuni juvet ature të hanë. Edhe ata i thon’ atij: Të vemi të blejëmë diqind dhinarë bukëra, e t’u apëmë ature të hanë?
E u thot’ ature: Epuni juvet ature të hanë. Edhe ata i thanë: Nukë kemi navet këtu më tepër përveçe pesë bukëvet, edhe di pishqet; veçme ndë vafçim navet të blejëmë të ngrëna për gjithë këtë llao.