Njeriu i mirë nga hazinea e mirë e zëmërësë tij nxjer të mirënë; e njeriu i lig nga hazineja e ligë e zëmërësë tij nxjer të ligënë; se nga ajo që tepëron ndë zëmërë flet goja e tij.
Gjellëratë për bark, e barku për gjellëra, e Perndia do të prishjë edhe këtë edhe ato. Po kurmi nuk’ është për kurvëri, po është për Zotnë, e Zoti për kurmnë.
Edhe gjuha është një zjar, një jetë e së shtrëmbërësë, gjuha është vënë ndë mes të melevet sona, e moleps gjithë kurminë. E kur të jetë dhezurë nga pisa e kollasit, atëherë djeg trohon’ e të rruajturit sonë.