Un’ e di, edhe kam tharosnë mbë Zotnë Iisunë, që s’është ndonjë punë e pëgërë mbë vetëhe të saj; po mb’atë që e sillois se ësht’ e pëgërë, mb’atë ësht’ e pëgërë.
Të gjitha janë të qëruara për të qëruaritë, e për të pëgërë pa e për të pabesëtë, s’është ndonjë e qëruarë, po ësht’ e molepsurë mëndëja e ture edhe fiqiri.
Mos liri të hiqi posht’ e lart mbë shumë lloi dhidhaskalira; sepse është pun’ e mirë që të forconi zëmërënë me anë të dhurëtisë, jo me anë t’ature të ngrënavet, që nukë vëjejtinë gjëkafshë ata që ecnë mbë to.
Sepse tuke thënë fjalë të majme të gënjeshtrësë, gënjejënë ndë dëshërime të kurmit e ndë kurvërira ata që ikëjnë me të vërtetë prej asuresh që vijënë rrotullë ndë gënjeshtrë.