8 Edhe ajo si e mpsoi mëm’ e saj, i thotë: Amë mua këtu ndë një kupë kriet’ e Ioannit vaptistiut.
E e prunë kriet’ e tij ndë kupë, e ja dhanë çupësë, e e pruri te ëmm’ e saj.
Pra andaj i taksi me be që t’i ip çdo që t’i kërkon.
E mbreti u helmua; po për be që bëri, edhe për ata që rrijnë me të bashkë, porsiti që t’i ipetë.
Edhe ajo si dolli, ja tha mëmësë saj: Ç’të kërkoj? Edhe ajo i tha: Kriet’ e Ioannit Vaptistiut.
E atë çast u kthie e hiri nde mbreti me të shpejta, e i kërkoi, e i tha: Dua të m’apç mua ndashti mbë një kupë kriet’ e Ioannit Vaptistiut.
E ai si vate, e preu atë brënda ndë hapsanë, e e pruri kriet’ atij ndë mashtrëk, e ja dha atë çupësë, e çupa ja dha mëmësë saj.