32 E si hinë ata ndë varkë, qëndroi era.
E atëherë Iisui ndëri dorënë, e e zuri, e i thotë: Ndë se dhistakse, besëpakë?
E ata që qenë ndë varkë, erdhë, e ju falnë, e i thoshnë: Vërtet biri i Perndisë je.
E u frikuanë frikë të madhe, e thoshnë njeri me jatërinë: Vallë cili është kij, që edhe era, edhe deti e digjojënë?
E hipi mbë ta sipër mbi varkë, e pushoi era, e kaqë më tepër tromaksnë me vetëhe të ture, e u çuditnë.
E ata deshnë ta mirrë atë ndë varkë, e atë çast u gjënd varka mbë dhe, mb’atë vënd që kishnë për të vaturë.