26 E si e panë atë mathitejtë, që ecën mbi det, u frikuanë, e thoshnë, se është fantasi, e nga frika thirrë.
E si nuk’ e gjenë kurmin’ e tij, erdhë e thanë që panë edhe të dukurë Ëngjëjet që thoshnë, se ai ësht’ i gjallë.
E ata si u trëmbnë shumë e u frikuanë, u dukej sikur shihnë ndonjë Shpirt.
Ahiere u hapi mëndien’ ature, që të kupëtoijnë kartëratë.
E si u frikuanë ato, e ujnë faqenë ndë dhe, u thon’ ature: Pse kërkoni juvet ndë të vdekurë atë që ësht’ i gjallë?
Edhe ata i thon’ asaj: Ti u marrove. E ajo shtrëngonej të dëfton se kështu është. E ata thoshnë, se ëngjëll’ i tij është.
E kur e paçë atë, raçë posi i vdekurë përpara këmbëvet së tij; e ai vuri dorën’ e djathëtë mbi mua, e më thosh: Mos u trëmb, unë jam i pari edhe i pastajmi.